KreuStil Jetese

Melania Trump hap dyet e Shtëpisë së Bardhë, tregon zbukurimet e magjishme të Krishtlindjeve!

Melania Trump hap dyet e Shtëpisë së Bardhë, tregon

Kemi hyrë në sezonin e festave, dhe atmosfera e tyre ka nisur të ndihet prej ditësh nga zbukurimet që po mbushin rrugët. E kjo po ndodh në të gjithë botën: pasi pamë dritat e bukura në ngjyrë të kuqe të vishnin pemët e shëtitores së famshme të Parisit, Champs-Elysee, tani mbërrin videoja e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump e cila tregoi se cfarë zbukurimesh madhështore I ka bërë Shtëpisë së Bardhë! Në videon e postuar në Tëitter, Melania e veshur në të bardha, shihet duke kaluar nëpër dhoma ndërsa ecën në një korridor të gjatë që do ta cojë drejt vendit ku është vendosur pema e madhe e Krishtlindjeve!

— Melania Trump (@FLOTUS) December 2, 2019

Ngjyrat e zbukurimeve të zgjedhura prej saj këtë vit janë e bardha dhe e gjelbra. “Shpirti i Amerikës po ndriçon në Shtëpinë e Bardhë. Jam e lumtur të ndaj me ju këtë ekspozitë të bukur patriotizimi dhe e lumtur për çdokënd që do të shijojë bukurinë e sezonit të Krishtlindjeve”, ka shkruar Zonja e Parë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF