Miss Serbia në Tiranë: Sjell ndihma për të prekurit nga tërmeti!

 

Ajo është njohur me fatkeqësinë e 26 nëntorit në Shqipëri nëpërmjet rrjeteve sociale, teksa ka parë që miq të saj shqiptarë postonin foto nga dëmet që shkaktoi tërmeti 6.4 ballë i shkallës Rihter.

Më e bukura e Serbisë, Irina Jovanka që mban kurorën e garës së hijeshisë serbe, është prekur shumë për dramën që po kalon Shqipëria dhe menjëherë kë nisur të kërkojë ndihmë e kontribute për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve.

E ftuar në programin “Wake Up” këtë mëngjes, bukuroshja serbe rrëfeu ndjesinë që pati kur mësoi për tërmetin e tmerrshëm të së martës.

“Unë ndodhesha në Vienë, kur disa miq të mitë më shkruajtën dhe më njoftuan për tërmetin. Menjëherë nxorra një lajmërim në instagramin tim kur kërkova ndihma pasi vendosa që ditën tjetër të nisesha për Shqipëri. I gjithë komuniteti shqiptar në Vienë u treguan shumë tëv gatshëm për të sjellë ndihma dhe makina ime u mbush plot. Jam shumë krenare për komunitetin shqiptar në Vienë. Kur kam ardhur në Shqipëri kam vizituar Vorën dhe Laçin dhe pashë shtëpitë e dëmtuara, njerëzit ishin jashtë, binte shi”: ka treguar në rrëfimin e saj Irina.

 

 

Previous ArticleNext Article