KreuStil Jetese

Për misionin e Këngës Magjike, në Tiranë mbërrin edhe artistja e famshme

Siç është bërë tashmë me dije festivali “Kënga Magjike” 2019 nuk do të anullohet, pavarësisht ditëve dramatike që po kalon vendi ynë. Producenti Ardit Gjebrea ka vendosur që këtë edicion ta vendos në shërbim të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, dhe ku artistët do të këndojnë nën moton ‘këndojpërtëndërtuar”.

Në këtë kuadër e për këtë mision të rëndësishëm do të vijë në festival është këngëtarja e njohur Ana Oxa.

Lajmin e ka konfirmuar drejtuesi i festivalit duke shtuar se prezanca e saj do të jetë si publik i thjeshtë në sallë, duke qenë se siç është thënë të ardhurat e përfituara nga biletat e të trija netëve do të shkojnë për ndërtimin e disa shtëpive të prekura nga tërmeti.

“Anna Oxa, pasi mori vesh tragjedinë e ndodhur më 26 nëntor, më telefonoi dhe më pyeti se ç’do të bëhej me Këngën Magjike. Ajo u emocionua nga misioni dhe pa u menduar, më tha se të mërkurën (4 dhjetor) do të jetë këtu, tek Kënga Magjike. Më tha se do të blej një biletë dhe do të ulem tek publiku duke shtuar se ne artistët, për këtë jemi”,– u shpreh Arditi në emision.

Ai e ka falenderuar edhe publikisht artisten 58-vjeçare me një postim të dedikuar në Instagram ku shkruan:

 

 

Faleminderit! #ANNAOXA Pasi për ditë të tëra ka pyetur se si po shkon vendi me situatën e tërmetit, të mërkurën në mbrëmje, do të jetë me ne në natën e parë @kengamagjikeofficial duke u bashkuar me kauzën e artistëve shqiptarë #kendojpertendertuar

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF