Thellohet tragjedia në familjen Lala; humb jetën anëtari i 9 i familjes fatkeqe!

 

Nuk ka fund tragjedia në familjen më të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, fatkeqët e mbiemrit Lala.

Pasi u nxorrën nga rrënojat pa jetë 8 trupa të kësaj familje, ditën e djeshme një tjetër pjesëtare e kësaj famije ka humbur jetën për shkak të dhimbjes së madhe, prej së cilës ju shkaktua një atak kardiak.

Fiqirete Lala 64 vjeç duket se nuk mundi dot të përballojë dhimbjen e madhe duke e thelluar edhe më tragjedinë e kësaj familje, nga e cila 9 anëtarë fatkeqsisht tashmë nuk jetojnë më.

Ndërkohë i vetmi i mbijetuar që është nxjerrë i gjallë nga rrënojat është 17 vjeçari Rame Lame i cili u transportua në Itali për një trajtim më të specializuar.

Previous ArticleNext Article