Iris Luarasi shkakton sërish “debat“: “Nuk na bën mirë një ministre që qan“!

Përpara pak kohësh Iris Luarasi ngjalli debate me pohimin e saj se disa figura të njohura të medias sot, kishin mbetur në klasë në lëndën që ajo jep. Tani, pedagogia dhe aktivistja, nga emisioni “Rudina”, ku ishte e ftuar, foli për gjendjen e krijuar në Shqipëri pas tërmetit shkatërrues të javës që shkoi.

Ajo shpjegoi se e ka parë nga afër situatën, por kur erdhi fjala tek reagimi i shtetit aty kishte rezerva, duke rrëfyer se e ka parë me sy kritik qëndrimin e një ministreje që u përlot. Sipas pedagoges, me sa duket, nuk duhet shfaqur emocione të tilla nga drejtues të lartë, të cilit duhet të paraqiten të fortë në situata kaq tq vështira sa kjo që kalon tani vendin ynë. Edhe pse Irisi nuk përmendi emra, dihet se ministrja se ciles iu mbushën sytë me lotë kur lexoi emrat e viktimave, eshte ajo e Mbrojtjes, Olta Xhacka.

“Nuk iu bën mirë njerëzve kjo, përkundrazi unë mendoj që njerëzve ju bën mirë një fjalë e ngrohtë dhe një njeri që është i fortë që të tregon se shteti ekziston, edhe këtu ne jemi të fortë për të të mbështetur. Kështu që do isha shumë larg këtyre patetizmave që iu ka kaluar koha, edhe do doja që të shikoja vërtet njerëz që mbështesin me të gjitha forcat njerëzit në terren. Nuk ka nevojë të qash, as në një studio televizive dhe as në një konferencë për shtyp, se kjo nuk i ndihmon njerëzit edhe nuk u’a bën më të lehtë dhimbjen. Kanë nevojë për siguri”, kanë qene fjalët e Irisit.

Previous ArticleNext Article