KreuStil Jetese

Look-u i mbrëmshëm i J.Lopez në Tapetin e Kuq është thjesht PERFEKT!

Jennifer Lopez pati mundësinë të kishte një tjetër dalje publike mbrëmë e as kësaj here nuk zhgënjeu. Ylli i “Hustlers” mori pjesë në eventin e “Gotham Independent Film Awards” në New York, e veshur me një fustan tyl të zi me thekë, të ngushtë pas trupit i dizenjuar nga Ralph & Russo kombinuar me takat “Jimmy Choo”.

Fustani ishte i mahnitshëm dhe Jennifer shndrinte e tëra! 50-vjecarja e kombinoi atë me një look minimalist: si aksesorë një palë vathë me gura, ndërsa për make up kishte zgjedhur buzë nude dhe sytë ‘smokey eye’ , shumë plotësuese të të gjithë look-ut.

Bashkë me Lopez në mbrëmjen gala ishin edhe 3 aktoret e tjere të njohura të filmit “Hustler”, Julia Stiles, Lili Reinhart dhe Constance Wu.

Në darkën e rëndësishme nuk mungoi as i fejuari i saj Alex Rodriguez, që kishte veshur një kostum gri me kollare të zezë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF