KreuCelebrity

E papritur: Renato Mekolli braktis “Hell’s Kitchen”, ja shefi që e zëvendëson!

Është mesi i sezonit, e duket se si rrufe në qiell të hapur Renato Mekolli ka braktisur programin “Hell’s Kitchen”. Për arsye që shefi i kuzhinës nuk i ka bërë më dije, Mekolli është larguar ndërsa këtë të premte e në vazhdim ai do të mungojë në transmetimin e garës së shefave të kuzhinës.

Lajmin e ka bërë me dije vetë autorja e këtij programi, Zefina Hasani ku nëpërmjet një postimi në Instagram ka njoftuar se “Hell’s Kitchen” do të vijojë me një tjetër shef që ka ardhur nga Athina.

 

 

Se mendoja asnjehere se do te ndodhte keshtu por ja qe ndodhi. Renato u largua per arsyet e tij e ne duhet te vazhdonim me nje tjeter shef. Neser Hell’s Kitchen eshte pa Renaton. Flm @alsi_sinanaj qe pranove te vish nga Athina ne nje kohe rekord. #showmustgoon #Repost @hellskitchen.tch with @get_repost ・・・ Situatë e jashtëzakonshme në Hell’s Kitchen Albania. Largohet shef Renato! Një tjeter shef nga Athina do të zërë vendin e tij. Nesër, ora 21:00 në ekranin e Top Channel. alsi_sinanaj @topchannelalbania #HellsKitchenAlbania #HellsKitchen #HKALB #TopChannel

A post shared by zefina (@zefinahasani) on

“Se mendoja asnjëherë se do të ndodhtë kështu por ja që ndodhi. Renato u largua për arsyet e tij e ne duhet të vazhdonim me një tjetër shef. Nesër Hell’s Kitchen është pa Renaton. Flm @alsi_sinanaj që pranove të vish nga Athina në një kohë rekord”; ka shkruar Zefina nën postim.

Nga ana tjetër Mekolli ka reaguar nëpërmjet një postimi në instastory ku shkruan:

“Disa mbase do gëzohen, disa do mërziten! Vazhdimit nuk i dihet…Fund…”

Do të jetë i njëjtë “Hell’s Kitchen” pa gërnjarin Renato?! Kjo mbetet për t’u parë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF