E sapo blerë/ Brenda shtëpisë 12 milion dollarëshe të familjes Obama!

 

Shtëpia e pushimit që familja Obama mori me qira verën e kaluar në Ishujt Masacusets, duket se u ka pëlqyer shumë familjarëve të ish-Presidentit të USA, aq sa kanë vendosur ta blejnë.

Bëhet fjalë për një pronë rreth 6000 metër katrorë hapësirë e lokalizuar në Martha Vineyard. Barack dhe Michelle Obama morën në dorë çelësat e mega-shtëpisë, e cila ka 7 dhoma gjumi, një kuzhinë gjigande, oxhakë të jashtëm, 9 tualete, një pishinë gjigande në pjesën e prapme të shtëpisë.

Vila është e pajisur me dritare të mëdha, nëpërmjet të cilave shijon pamjen e mrekullueshme të Oqeanit.

Familja Obama e bleu këtë shtëpi me vlerën prej 11.75 milion dollarësh!

 

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article