KreuCelebrity

Mbyllet programi ‘Casa de los 3s’: arsyeja nuk është arrestimi i “Zogut të Tiranës”

Rreth dy javë më parë gazetari Hermes Nikaj u arrestua nga policia, nën akuzën e shfrytëzimit të femrave për prostitucion. Gjykata mori vendimin për ta dënuar “Zogun e Tiranës” me 2 javë heqje lirie, ndërsa pas arrestimit të tij, kanë qenë të shumtë ata që kanë pyetur se cili do të jetë ‘fati’ i programit në të cilin Hermes merte pjesë në Ora News.

E pyetur nëse do të vazhdojë “Casa de los 3s”, moderatorja Dajana Shabani ka sqaruar për ‘Blitz.al’ se programi do të mbyllet, por duket se ky vendim nuk ka të bëjë me arrestimin e Hermesit.

“Emisioni është mbyllur jo për shkak të arrestimit të Hermes Nikaj por kemi pasur një kontratë me vilën deri në Dhjetor. Tërmetet pastaj përshpejtuan çdo gjë. Patjetër që do të vij me diçka tjetër suprizë, që kur moderoja Casën është folur për një projekt të ri në Janar pasi Casa nuk ishte projekti im dhe nuk ndihesha shumë rehat”- është shprehur Dajana Shabani

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF