Ori Nebiaj nuk do të ketë kurrë në krah një partner që…

Moderatorja e njohur Ori Nebiaj është e bindur që në krah të saj nuk do të jetë kurrë një partner që ka lidhje me median.

Madje kësaj i thotë një “JO” të madhe dhe të prerë.

“Përndryshe, në shtëpi puna do të ishte e pandashme e të gjitha bisedat do të vërtiteshin rreth saj”, tha ajo.

Ori shtoi se tre gjërat që nuk pëlqen tek meshkujt janë papastërtia, arroganca dhe kur burrërinë e shohin te dhuna.

“S’ka diçka që të them me bindje se nuk e duroj dot. Por them çfarë do vija re te një mashkull: Pastërtinë, nëse nuk e tregojnë në çdo detaj, është problem. Kur burrërinë e shohin te dhuna, qoftë verbale, qoftë fizike dhe arroganca. U bënë tri. Besoj mjaftojnë”, u shpreh Ori në një intervistë për Revistën Class.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article