Prej 21 vitesh producent i “Kënga Magjike”, por Ardit Gjebrea vlerëson shumë edhe një spektakël tjetër në Shqipëri!

 

Prej 21 vitesh “Kënga Magjike” është kthyer në një prej eventeve më të rëndësishëm të muzikës shqiptare. Çdo vit kjo garë ka prodhuar këngë të cilat u kanë rezituar kohës, duke u kthyer në hite.

Këtë edicion, producenti Ardit Gjebrea i kushtoi rëdnësi të veçantë edhe konkurentëve ndërkombëtarë, dhe ndryshe nga edicionet e kaluara, KM 2019 kishte një çmim enkas për ndërkombëtarët që garuan në këtë spektakël.

Këtë të dielë, në programin maratonë të fundjavës në Tv Klan, Gjebrea kujtoi Top Fest, një prej festivaleve që është organizuar nga Top Channel, të cilin duket se Gjebera e ka dashur dhe e ka pëlqyer, ndonëse në një ekran rival.

“Unë personalisht ndjej keqardhje që nuk është bërë më ‘Top Fest’ se ka artistë që jetojnë për festivalet, janë ndihmë për publikun dhe gjithçka që marrim e japin”; tha Arditi .

Top Fest nuk ka vijuar të organizohet që prej vitit 2015.

Previous ArticleNext Article