Epo, Jennifer Lopez është një 50 vjecare që bën selfie pa pikë grimi, dhe sërish shkëlqen!!

Jennifer Lopez dukej në super formë në selfien e saj të fundit, të shkrepur së bashku me dy fëmijët e vet, ndonëse nuk kishte asnjë pikë make up! Ylli I showbizit dhe ekranit u shfaq fare e thjeshtë në fotografi; as rimel, as qerpikë falso, asnjë grim buzëkuqi apo shkëlqyesi. Edhe të mendosh që ka mbushur 50 vjec, e ka këtë lloj lëkure!

Por si kujdeset ajo kaq mirë për fytyrën e saj? J.LO thotë se zakonisht mban “ shumë pak make up“ kur nuk punon, dhe përpiqet që të flejë mirë. “I dua nëntë apo dhjetë orë gjumë“, shprehet ajo“. “Por edhe kur nuk është e mundur kënaqem me tetë, jo më pak. Kam bindjen se bukuria vjen nga brenda: duhet të jenë të gjitha në harmoni, mendja, trupi dhe shpirti. Kur ndjen lumturi brenda teje, rrezaton bukuri jashtë“, thotë Jennifer.

 

Previous ArticleNext Article