KreuArt

Party Time! Numri i festave i BORDO tashmë në treg: Ja ç’do gjeni aty

Nga Ilda Lumani 

Është kohë feste! Atmosfera ka nisur të ndihet që në ditët e fundit të nëntorit! Qyteti ka nisur zbukurimin, ndërsa dyqanet kanë sjellë trendet festive, të cilat si çdo numër fundviti nuk mungojnë as në faqet e BORDO. Madje vijnë si një buqetë e më të mirave që do të gjeni në dyqanet dhe boutique-ët më në zë të qytetit, të përzgjedhura me kujdes për t’ju orientuar sa më mirë drejt të bukurave, risive që ofrohen, por edhe një orientim drejt çmimeve dhe buxheteve që ju do të shpenzoni në këtë rast. Nga produktet e bukurisë tek aksesorët, veshjet e deri tek sugjerimet e pjatave festive vijnë në Bordo Festa, një speciale, ku e dimë se do të ndaleni më gjatë.

 

Kemi zgjedhur që në këtë atmosferë të sjellim edhe dy personazhe të dashura, të cilat po provojnë pritjen e ëmbël. Brunilda Lahe rrëfen momentet e saj të bukura, ndërsa pozon për BORDO! Çifti i dashur i show-bizz-it Fatma dhe Alfio ndajnë gjithçka rreth dashurisë për njëri-tjetrin dhe sesi po e presin momentin më të bukur të jetës së tyre, atë të ardhjes në jetë të një bebi, që do t’ju japë statusin e tyre prindër!

 

Në faqet e artit do të takojmë një nga personazhet më të rëndësishëm të viteve që jetojmë! Gazmend Leka, piktori që ishte kryefjala e ngjarjeve historike me ekspozitën “Dhoma e hapave të humbur”! 

Bojken Lako, artisti që përtej muzikës së mrekullueshme që bën është bërë mentor i të rinjve që aspirojnë muzikën, vjen si rrallëherë me një set fotografik ekskluziv për Bordo MEN!

 

Do të udhëtojmë me TRAVEL në vendet që flasin me gjuhën e borës! Ndërsa faqet e Interiorit do të na sjellin sugjerimet më inovatore të fushës! 

 

Kjo periudhë e vitit ka qenë e tejmbushur me evente, më të mirat e tyre vijnë në faqet e eventeve, duke na sjellë atmosferë parfumesh, dasmash, kinemaje, e madje edhe muzike, që flet me gjuhën e bamirësisë!

Në pritje të 2020 urojmë që këto faqe të jenë guida e duhur për të gjithë ju, lexuesit tanë besnikë! 

Festa të gëzuara!

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF