KreuStil Jetese

Rrëfimi i Robert Berishës: “Do t’i dedikoj një këngë mamit, ka qenë e sëmurë me kancer”

Robert Berisha ka qenë i ftuar pasditen e së hënës në emisionin “Ftesë në Pesë” për një intervistë me prezantuesen Bieta Sulo. Artisti ka folur për jetën personale, marrëdhënien me ish-bashkëshorten dhe angazhimet e karrierës.

Në pak ditë Roberti do të ngjitet për të performuar në Festivalin e RTSH-së dhe u pyet nëse kënga e tij pjesëmarrëse në festivalin e fundvitit ishte dedikim për ish-bashkëshorten e tij Nora Istrefi.

Përgjigjia e Robertit ishte se deri tani nuk i ka dedikuar askujt asnjë këngë, por nëse kjo do të ndodhte, dedikimi do të ishte për të bijën Renne ose për nënën e tij, për një arsye shumë të veçantë.

“Të gjithë djemtë janë të lidhur me mamin, ndërsa vajzat me babain”, – tha këngëtari. “Mamin e kam pasur sëmurë prej kancerit, por ka shpëtuar. Asaj do t’i dedikoj një këngë, por deri tani s’kam gjetur materialin e duhur. Ndoshta në 8 mars, që është dita e nënës dhe e gruas do ta kem një dedikim për të”,– përfundoi ai.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF