KreuCelebrity

Si rrallëherë Megan Fox në tapet të kuq me bashkëshortin!

Ndonëse dyshja jeton një histori të bukur dashurie prej 15 vitesh, Meghan Fox dhe Brian Austin Green nuk janë lloji i çiftit që pëlqejnë të bëjnë shpesh dalje publike në tapete të kuq.

Fox dhe Green ishin të pranishëm këtë të hënë në eventin e organizuar për djegien e Amazonës nën hashtagun #Fight4theAmazon campaign, fushatë që ka patur mbështetjen e qindra emrave të njohur.

 

Për herë të parë pas pesë vitesh, çifti Meghan – Brian bënë parakalimin në tapetin e kuq, ndërsa fokuset e dhjetra aparatëve ishin tek ata.

Modelja bukuroshe kishte veshur një fustan saten, me detaje dandelle në pjesën e dekoltesë, ndërsa grimin e ka preferuar minimalist e flokët e krehura me onde të valëzuara.

Brian Green nga ana tjetër kishte preferuar të qëndronte në ‘terren’ të sigurt duke zgjedhur një kostum të zi, kombinuar me këmishë në ngjyrë blu.

Çiftin janë prindër të tre fëmijëve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF