KreuBusull

Njihuni me shefin më bujar në botë; dhuron nga 50.000 dollarë për çdo punonjës me rastin e festave!

 

Të gjithë shefat në botë mundohen të japin një shpërblim për punonjësit në fundvit, sipas mundësive të firmës, ama bosi i një Kompanie të pasurive të paluajtshme të quajtur Baltimore, me siguri do të shpallet shefi më bujar i të gjitha kohërave.

Për të vlerësuar arritjet e 198 punonjësve të tij, Edward St. John ndau këtë fundvit një fond prej 10 milion dollarësh si shpërblim për punën e bërë gjatë gjithë vitit, që do të thotë se çdo pjesëtar i stafit do të merrte dhuratë 50.000 dollarë.

Kompania organizoi një festë dhe çdo punonjësi ju dha nga një zarf i kuq, në të cilin ndodhej shuma prej 50.000 dollarësh.

Stafi u prek dhe u emocionua shumë nga ky gjest tejet bujar i shefit të tyre 81 vjeçar.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF