KreuCelebrity

“Tekst mizerabël“; një tjetër pjesëmarrëse e “Këngës Magjike“ sulmohet për këngën e saj!

Ka pasur mjaft polemika ky edicion i “Këngës Magjike“. Disa mbetën të pakënaqur me cmimin e parë, që i shkoi Eneda Tarifës dhe argumentuan se Fifi e meritonte më shumë atë trofe. Tani, është Mustafa Nano ai që ka një vërejtje, por për pjesën me të cilën u prezantua Rovena Dilo.

Kënga e saj me Hit Man dhe Rolla mbante titullin  “Cinderella” e u prit ngrohtë nga publiku. Megjithate, analistit nuk I ka pëlqyer teksti i saj. Ja cfarë tha ai:

“Para dy ditësh këngëtarja Rovena Dilo mori pjesë në “Kënga Magjike” duke kënduar një këngë bashkë me dy artistë të tjerë dhe ne mund ta shohim në ekran. Rovena Dilo dha një intervistë dhe ngriti zërin për të denoncuar një numër halabakësh, kështu foli ajo që kanë penetruar në botën e muzikës shqiptare dhe me halabakë pati parasysh, autorë, këngëtarë, të cilët sipas saj po e dëmtojnë, po e e korruptojnë shpirtin e muzikës shqiptare. Unë kam përshtypjen që ajo ka dashur të denoncojë një lloj muzike që po dëmton dhe prish traditën e muzikës shqiptare. Kam përshtypjen se ka dashur të flasë për ritmet e muzikës tallava. Nësë nuk është kështu atëherë Rovena duhet ta sqarojë mirë se çfarë ka dashur të thotë kur ka denoncuar halabakët sepse mesazhi rezulton atëherë i paqartë. .. Mirëpo, Rovena Dilo duhet të dijë që muzikën shqiptare janë duke e dëmtuar edhe disa këngë të tjera jo nëpërmjet vijës së tyre melodike por nepërmjet teksteve të këtyre këngëve dhe Rovena Dilo ndonëse shumë kush ka pritur të bëjë diferencën në kompeticionin e “Këngës Magjike” në këtë drejtim ajo nuk e ka bërë këtë diferencë. Ajo ka kënduar një këngë me tekst mizerabël. Për ta ilustruar unë po lexoj një pjesë të tekstit….Po dukesh si hard killa,  kur po vjen veshur me k’to stilla, jena shumë nalt për këto dilla. Baby t’boj m’u ndi Cinderella, Kur bohet fjalë për money… Në këto momente unë I shoh këto tekste ..si një fyerje që i bëhet inteligjencës shqiptare, i shoh si një atentat që i bëhet gjuhës shqipe“, është shprehur ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF