KreuCelebrity

Mbyllet “Në shtëpinë tonë”, nga janari nis një tjetër format në Top Channel!

 

Pas pesë sezonesh programi lifestyle “Në shtëpinë tonë” nuk do të shfaqet më në Top Channel, pasi ky format është mbyllur.

Sipas “News31.al”, prej janarit ekrani i Top Channel do të sjellë një format të ri, që do të zërë fashën e orarit të “Në shtëpinë tonë”.

Ndonëse detaje rreth formatit dhe emrit të emisionit të ri nuk janë bërë ende me dije, deri tani dihet se Flori Gjini do të jetë një nga moderatorët e emisionit, ndërsa nuk dihet nëse Nevina Shtylla do të jetë krah tij.

Programi i ri nis transmetimin më 6 janar dhe drejtuesit e televizionit ja kanë besuar autorësinë Olsa Muhametit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF