KreuStil Jetese

Pas propozimit dhe martesës, këngëtarja e njohur sjell në jetë fëmijën e parë

Këngëtarja e njohur Cassie Ventura  bërë nënë për herë. Lajmin e gëzuar e ka ndarë në rrjetin social Instagram vetë nëna e re e cila ka ndarë me miliona fansa edhe emrin e vogëlushes.

“Ajo është thjesht ndryshe. Frankie Stone Fine. Shoqja ime më e mirë përgjithmonë”, shkruan këngëtarja.

Vogëlushja e sapolindur është fryt i dashurisë së Cassie-t dhe bashkëshortit të saj Alex Fine që kurorëzuar lidhjen e tyre në martesë në muajin shtator.

33-vjeçarja u njoh me trajnerin e fitnesit 26-vjeçar gjatë kohës që ishte ende në lidhje me Puff Diddy-n. Mediat shkruajnë se ishte ky i fundit ai që e punësoi Alex të ishte trajneri i të dashurës së tij.

Cassie dhe Diddy patën një lidhje on-off për 11 vite dhe 2 muaj pas ndarjes, në tetor të 2018-ës këngëtarja u lidh me partnerin aktual. Cassie Ventura dhe Alex Fine njoftuan se do të bëheshin prindër në muajin shtator.

Një muaj pasi njoftuan fejesën, ata lidhën kurorë në një ceremoni intime në Malibu, ku Cassie shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF