KreuBusull

60 milionë njerëz s'dalin nga shtëpia: Pse data 13 e së premtes konsiderohet ditë tersi!

Studime të ndryshme kanë treguar se “e premtja e tersit” është një nga besëtytnitë më të përhapura në botë, njëkohësisht një ndër më të diskutuarat. Rreth 60 milionë njerëz në gjithë botën refuzojnë të dalin nga shtëpia të premten e datës 13, pasi ata besojnë se do t’u ndodhë diçka e keqe.

Për supersticiozët numri 13 dhe dita e premte sjellin ters, por kur bëhen bashkë rreziku është edhe më i madh. Në ditë si kjo e sotmja, e premte 13, ata mundohen të shmangin lëvizjet dhe të shtyjnë për një ditë tjetër punën dhe planet e tyre.

Ekzistojnë disa teori mbi origjinën e kombinimit të kësaj date dhe dite. Rrënjët e këtij supersticioni shkojnë deri në shekullin XIX. Sipas studiuesve, ky kombinim lidhet me vdekjen e kompozitorit të njohur italian, Gioachino Rossini, i cili vdiq një të premte më datë 13.
Numri 13 është numër ters që thyen numrin e plotë 12. Dymbëdhjeta shihet si reflektim i 12 muajve të vitit, 12 numrave të orës, 12 perëndive të Olimpit, 12 fiseve të Izraelit, 12 apostujve të Jezusit, 12 ndjekësve të Muhametit në besimin islam shiit, 12 shenjave të zodiakut e të tjera.


Sa i përket të premtes, ajo konsiderohet një ditë ters të paktën që prej shekullit XIV. E premte ishte edhe dita e kryqëzimit të Jezu Krishtit. Megjithatë, ka autorë që thonë se të gjitha referencat për “tersin” e së premtes nuk ekzistonin para vitit 1907.

Ata argumentojnë se popullariteti i së premtes 13 mori përmasa pas publikimit të novelës së Thomas W.Lawson “E premte, 13-të” të cilën një punonjës i paskrupullt i “Wall Street” e shfrytëzoi për të përhapur panik, po në atë vit.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF