KreuCelebrity

Kush ishte “shkesi“ i Mira Koncit dhe Shpëtim Saracit!!

Është një prej emrave më të dashur për publikun shqiptar, por Redon Makashi qenka edhe njeriu që ka bërë njohjen e Shpëtim Saracit me Mira Koncin! I ftuar në emisionin “Këndo Këngën Time”, ai rrëfeu sesi këngëtarja simpatike me zërin e ëmbël ishte bërë pjesë e grupit të çunave të atyre viteve.  Shpëtimi kishte këmbëngulur që ai t`I prezantonte.

“Ti nuk ke grup, I thashë, përse nuk vjen me grupin tonë, dhe e pranoi direkt ftesën. Kemi qenë fëmijë në atë kohë dhe ky ka qenë prezantimi ynë i parë në një tren dhe prej andej ju thashë çunave të grupit do marrim edhe Mirën në grup që të jemi  bashkë. Ata e pritën me shumë dëshirë dhe krijova në atë kohë një këngë “ndoshta ishte dashuri “ dhe kjo këngë siç hyri ashtu doli nga festivali. Më tha Shpëtimi, që ta orkestroj unë këtë këngë. Erdhëm te shtëpia ime dhe filluam në atë tastierën e lashtë dhe në çdo bisedë më thoshte, si t`ia bëj që të flas me Mirën. Një e dy ky muhabet, I thashë po mirë. E takoj Mirën dhe i them ky është miku im Shpëtimi ka bërë një këngë dhe aty u prezantuan për herë të parë”- është shprehur Redoni.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF