KreuCelebrity

Shatërvanë dhe ndërtesa moderne, por jo më shumë se tre katëshe: dalin fotot e kompleksit që do të ndërtohet në Thumanë!

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës Behgjet Pacolli ishte një nga personat që reaguan shpejt pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit., duke ofruar ndihmë financiare. Ai njoftoi se ka përfunduar në kohë rekord projekti i ndërtesave me apartamente moderne që do të ndërtohen në Thumanë, një nga zonat që u godit më rëndë nga lëkundjet  e dhunshme të tokës.. Pacolli shkruan se çdo gjë është gati për të filluar dhe se të gjitha financimet do të kryhen nga familja e tij.

“Të dashur miqtë e mi, me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese”  ka qenë mesazhi I tij.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF