KreuCelebrity

Përshkrimi i Ermalit për të fjeturën me fëmijët është më gazmori dhe më reali që kishim dëgjuar!

 

Kush ka fëmijë e di mirë se dhoma e të vegjëlve më së shumti është thjesht sa ‘për numër’ në shtëpi, pasi shtrati i preferuar i tyre është krevati i mamit dhe babit. Po ashtu ata që e kanë provuar të ndajnë shtratin me fëmijët,  e njohin mirë ‘luftën’ që ndodh gjatë natës.

 

Një realitet të tillë, ka përshkruar edhe Ermal Mamaqi, i cili duket se kalon shpesh netë ‘dyluftimesh’ me Joelin dhe Sian.

“Kur fle natën me kalamajt është sikur fle me VanDamin. Nuk ka rëndësi nëse ata flenë nga ana e gruas, ata përsëri do të të gjejnë ty në errësirë. Sot natën; 3 goditje në kokë, 4 shkelma në fyt dhe 2 grushta turinjve. 3 herë kam rreziku të më dali syri. Mbroni veten miq. Mos flini me fëmijët. Ata nuk dinë ç’bëjnë në gjumë. Ose bëjnë sikur janë në gjumë dhe na rrahin se ne i detyrojmë të hanë bukë ose të bëjnë mësimet. Kujdesuni për veten, mbroni partnerin nga fëmijët. Shpëtoni sa më shumë sy të mundeni. Ju përqafoj miq”; ka shkruar Mamaqi nën një foto në të cilën ka dalë me të birin Joelin.

Pra prindër, mos na thoni që nuk e gjetët veten në këtë postim!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF