KreuStil Jetese

Horoskopi për diten e sotme- E martë 17 dhjetor 2019

Horoskopi për diten e sotme- E martë 17 dhjetor 2019

DASH I21. mars – 20. prill
Plutoni do jete shume neutral sot për jetën tuaj sentimentale dhe do e keni vete ne dore mbarëvajtjen e saj. Mundohuni te mos tregoheni agresive aspak dhe te mendoni pak me shume për te ardhmen se bashku me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do kenë shume fat ne dashuri. Ne planin financiar vështirësitë do jene te njëpasnjëshme sepse ju do vazhdoni te shpenzoni pa menduar aspak.

DEMI 21. prill – 21. maj
Me ne fund ju te dashuruarit do vendosni rregull ne jetën tuaj dhe gjerat do i keni shume here me te qarta se me pare. Partneri do ju surprizoje ne momentin qe me pak e prisni. Për beqaret do jete një dite me e favorshme. Mundësitë për takime do jene te shumta dhe ata duhet t’i shfrytëzojnë sa me shume qe te mundin. Gjendja e financave do jete disi me e qëndrueshme se disa dite me pare.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Ju dhe partneri me ne fund do pajtoheni dhe do buzëqeshni si me pare. Do i harroni te gjitha problemet qe ju kishin dale se fundmi. Beqaret do i shprehin me tepër dëshirat dhe disa persona qe po i vështrojnë prej kohesh do tregohen te gatshëm t’ua plotësojnë. Ne planin financiar duhet t’i besoni intuitës. Mos shpenzoni nëse e ndieni se situata mund t’iu ndërlikohet.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Dita e sotme nuk do jete shume e këndshme për ju te dashuruarit dhe here pas here do futeni ne debate te zjarrta me partnerin. Mos mendoni se keni përherë te drejte sepse do pendoheni. Beqaret mund te kenë edhe takime interesante, por edhe dashuri me shikim te pare.. Le ta shfrytëzojnë çdo mundësi. Saturni dhe Plutoni do ua mbrojnë gjithë kohës financat dhe nuk do keni vështirësi.

LUANI 23. korrik – 22. gusht
Gjate kësaj dite do ndieni me shume dashuri se kurrë për partnerin tuaj dhe emocionet do jene vërtet te fuqishme. Për asnjë moment nuk do mendoni te qëndroni larg tij. Beqaret qe kane kohe qe po kërkojnë dashurinë e vërtetë për te filluar lidhje serioze, me ne fund do ta gjejnë atë. Ne planin financiar do ju mungoje paksa serioziteti dhe ne disa momente mund te keni tronditje te vogla.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Dielli do jete planeti qe do sjelle shkëlqim pafund ne jetën tuaj ne çift. Do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj dhe do sqaroni edhe disa mosmarrëveshje te vogla qe keni pasur dikur me te. Beqaret do përjetojnë emocione vërtet te forta pas një njohjeje te papritur qe do kenë. Ne planin financiar do fryje një fllad i ngrohte dhe situata do jete me e stabilizuar nga me pare.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Ju qe jeni ne një lidhje duhet te bëni me shume lëshime ndaj partnerit tuaj sot sepse vetëm ashtu do e mbani gjithë kohës situatën nen kontroll e nuk do keni debate. Beqaret do jene me te pjekur sot dhe do dine si te joshin. Deri ne mbrëmje ata do e kenë gjetur personin e tyre te ëndrrave. Buxheti do jene goxha i mire kështu qe mund te bëni investime pa ju dridhur aspak qerpiku.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Perspektivat ne jetën tuaj ne çift duken goxha te mira sot. Do merreni vesh si duhet me atë qe keni ne krah, do toleroni dhe do mirëkuptoheni. Ata qe janë vetëm, çfarëdo e te bëjnë, nuk do kenë fat sot dhe do vazhdojnë te mbeten me te njëjtin status si me pare. Ne planin financiar do përballeni me probleme goxha serioze nëse nuk merrni te gjitha masat e nevojshme sa me pare.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Marrëdhënia ne çift do thellohet edhe me shume gjate kësaj dite dhe do e keni me te lehte te flisni hapur me partnerin. Paragjykimet duhet t’i lini mënjanë. Beqaret do ndihen gjate gjithë kohës te dëshiruar nga te tjerët dhe do e fillojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar do keni probleme te njëpasnjëshme dhe nuk do arrini dot te kryeni as shpenzimet me te nevojshme.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Gjate kësaj dite do bëni edhe çmenduri te vogla me partnerin tuaj vetëm e vetëm qe te përjetoni sa me shume emocione. Te dy do jen ne një mendje dhe do ndiheni për mrekulli çdo moment. Edhe për beqaret perspektivat janë goxha te mira. Pas disa ditëve te zymta me ne fund për ta do linde dielli. Me shpenzimet do jeni shume te kujdesshëm dhe do mundoheni te bëni ekonomi.

UJOR I21. janar – 19. shkurt
Dite shume e paqëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Me partnerin nuk do merreni vesh për asgjë dhe mund ta ngrini zërin edhe me shume nga sa duhet. Beqaret do marrin dy propozime dhe duhet te reflektojnë gjate se ke do pranojnë. Për te përmirësuar financat mos e mbani shpresën tek familjaret sepse as ata nuk do kenë mundësi t’iu mbështesin.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Sot do keni me tolerante dhe me te kuptueshëm me atë qe keni ne krah kështu qe marrëdhënia ne çift nuk do ketë asnjë lloj problemi. Mbrëmja nga ana tjetër do ngrohet akoma me shume. Beqaret do kenë vetëm disa dashuriçka klandestine dhe asgjë me tepër sesa aq. Ne planin financiar mire është te mos ndërmerrni shume rreziqe edhe sikur gjendja te jete e përkryer.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF