KreuCelebrity

“Jam bërë nënë”: Brunilda Lahe sjell në jetë vajzën e saj të parë!

 

Ndonëse mami kishte në mendje një tjetër datë, e po ashtu një tjetër shenjë horoskopi që do t’i përkiste vajzës së saj, duket se Hana kishte planet e saj…

Kur mami Bruna dhe babi Titi të hënën e 16 dhjetorit kishin një axhendë krejt tjetër, bebushja vendosi të caktojë përjetësisht këtë datë si më të shenjtën për prindërit e rinj; Hana erdhi në jetë.

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë moderatorja pak çaste më parë në rrjetin social Instagram, ku nëpërmjet një statusi Brunilda Lahe lajmëron se është bërë nënë:

“Jam bërë nënë! Faleminderit Zot për këtë bekim! Mesa duket kam sjellë në jetë një vajzë që do të bëhet një grua me karakter të fortë e ide të qarta. Unë dhe babi i bebushes me gjinekologen @jolalulo kishim planifikuar, tjetër orë, tjetër datë, tjetër shenjë horoskopi. Kisha një listë me emra ku secili mund të ishte i duhuri. Vetëm kur ta shihja portretin e saj do ta gjeja me siguri emrin. Por e vogla ime nuk mori para sysh asgjë nga këto. Zgjodhi ditën e saj të lindjes: e hënë. Oren e sëj: mbrëmje, ku një gjysmëhënë mistike, magjepsëse shndëriste. Kështu ishte vetë ajo që zgjodhi edhe emrin e saj: HANA
Kuptimi i ketij emri në vende të ndryshme të botës sikur është enkas për të: Hir i Zotit, e para, e lulëzuar, lumturi…
Mirë se erdhe mes nesh #HANAMETA mami dhe babi mezi po të prisnin të kapnin dorën tënde për të mos e lëshuar më asnjëherë” ; ka shkruar Bruna teksa ka ndarë me të gjithë përjetimet e para të statusit të ri.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF