KreuCelebrity

Jennifer Aniston organizoi një festë në shtëpi: Brad Pitt u largua i fundit nga festa dhe rrjeti po zien!

 

A ka ndonjë prej jush që do të donte t’i shihte Jennifer Aniston dhe Brad Pitt sërish çift?!

 

Epo duket se mes dyshes së famshme të Hollyood ka zhvillime të reja, që na bëjnë të besojmë se ndoshta mund të ketë në rikthim mes dy ish-bashkëshortëve.

Këtë fundjavë aktorja e famshme organizoi një festë në shtëpinë e saj ku ftoi miq të afërt e po ashtu një ftesë ishte edhe për Brad Pitt.

Sipas “Entertainment Tonight” aktori është parë të vijë i pari në shtëpinë e Aniston dhe është larguar i fundit nga festa.

“Brad Pitt mbërriti në festën e Jennifer Aniston pak pas ores 7 pasdite. Ai ishte ndër të parët që erdhi në festë dhe u largua i fundit rreth orës 23:00”; ka thënë një burim për “Entertainment Tonight”.

Që prej divorcit të Brad Pitt dhe Angelina Jolie, takimet mes Brad dhe Jennifer kanë qenë të shpeshta, por ende nuk dihet nëse mes dyshes mund të ketë diçka më shumë se miqësi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF