KreuStil Jetese

Aktorin e gjen belaja pasi postoi këtë foto të vetes!

Një foto e vetes e publikuar në Instagramin e tij i ka kushtuar jo pak aktorit Liam Hemsworth.

Ky i fundit pa u menduar gjatë ka publikuar një foto që ia kanë shkrepur paparacët pa e ditur se d të gjobitej për shkak të autorësisë.

Sipas “E! News” Liam është paditur nga Splash News dhe Picture Agency për postimin e një fotografie të tijën në Instagram, gjatë xhirimeve të filmit të tij të fundit “Isn’t It Romantic”.

 

Sipas burimeve, ish-bashkëshorti i Miley Curys po përballet me akuzën e shkeljes së të drejtës së autorit sepse postoi një foto pa leje dhe për shkak të këtyre shkeljeve, atij mund t’i duhet të paguajë 150,000 dollarë për shkeljen e së drejtës së autorit.

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF