KreuCelebrity

Videoja që po bën namin: Kate nuk e lë Williamin ta prekë!

Ka probleme në parajsën e Kate dhe William? Sepse gjesti i fundit i Dukeshës së Kembrixhit në publik ka ngjallur reagime të mëdha. Cifti ishte I ftuar në një emision special të BBC-së për festat, “A Berry Royal Christmas” , ku dukeshin tejet të qeshur ndërsa merrnin pjesë gjithë hare në gatim e prezantonin organizatat e tyre të bamirësisë, që I kanë shumë për zemër.

Vetëm se nga fundi i programit, që u mbyll me një festë Krishtlindjesh, në një gjest të rrallë afeksioni në publik William u përpoq t`I vendoste dorën në shpatull, por Kate e tërhoqi menjëherë në mënyrë demonstrative, edhe pse gjatë gjithë kohës vazhdojnë të ruante të njëjtën buzëqeshje në fytyrë. Tani vërtet, “mbretërorët“ frenohen nga shprehja e ndjenjave në publik, por një vprim I tillë, kaq I ekzagjeruar, duket pak më shumë se kaq.  Në fakt, duket si vazhdim I një zënke, të paktën mjaft ndjekës kështu e komentuan.

 

Kate shaking off William’s hand on her shoulder during #ABerryRoyalChristmas pic.twitter.com/NyzjdKC3rk

— Caitlin McBride (@mcbride_caitlin) December 16, 2019

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF