KreuCelebrity

Stresi bën gjestin e papritur në emision, ulet në gjunjë për nënën e tij

Stresi është një ndër reperët më të suksesshëm për momentin. Ai ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur rreth qytetit të tij të lindjes, Tropojën.

Reperi i njohur gjatë emisionit ka performuar këngën “Të du mom”, e cila ishte pjesëmarrëse vitin e kaluar tek “Kënga Magjike” dhe është dedikim për nënën e tij.

Teksa ai ishte duke kënduar me plot emocione në Soiree, është ulur në gjunjë në shenjë respekti dhe dashurie për nënën e tij. Ky veprim i Stresit u duartrokit nga të gjithë të ftuarit e tjerë.

Kënga e Stresit “Të du mom” në “Këngën Magjike” pati goxha sukses, edhe pse ai nuk iu gëzua tamam sepse përfundoi në burg. Madje kjo këngë ishte dhe një ndër më të klikuarat në YouTube, por për fat të keq ai nuk mundi të konkurojë në netët gjysëm finale pasi ndodhej akoma në burg.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF