Eleni Foureira në Festivalin e RTSH-së mbështet haptazi këtë këngëtare!

Eleni Foureira pritet të mbërrij në Shqipëri pak orë më vonë për të performuar në natën finale të Festivalit të Këngës në Shqipëri. Artistja me origjinë shqiptare që përfaqësoi Qipron në Eurovizion dy vite më parë është e ftuara speciale e finales që do të mbahet të dielën e 22 dhjetorit në Pallatin e Kongreseve.

E mesa duket, Eleni e ka tashmë të këngën dhe artisten e preferuar nga Fest 58 duke lënë të kuptohet se cila këngëtare ‘meriton’ të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2020.

Nëpërmjet një postimi në Intagram, Eleni ka bërë të ditur se më shumë nga të gjithë i pëlqen Elvana Gjata.

“E preferuara ime!”, ka shkruar Foureira në foton bardh e zi të Elvanës. Këtë dedikim e ka publikuar më vonë edhe vetë këngëtarja shqiptare, duke i shprehur dashurinë Elenit e madje e quan atë mbretëreshë.

Previous ArticleNext Article