KreuStil Jetese

SYRI I KEQ! Elvanës i ndodh e papritura në performancën LIVE, ja çfarë nuk u pa nga publiku!!!

Elvana Gjata u ngjit në skenën e Pallatit të Kongreseve, natë e parë të Festivalit të Këngës për të performuar këngën e saj “Me tana”.

Një ndër pretendentet për të fituar çmimin e parë dhe t ëdrejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong, artistja kishte përgatitur edhe një performancë me trupën e baletit të Albi Nako Dance, ku ndërthurte edhe 3 valle të Shqipërisë.

Por në pjesën më kulmore të performancës, Elvanës i ndodhi një incident të cilën ajo u përpoq dhe e kaloi me sukses, por që ishte një element i rëndësishëm i koreografisë. “Shamia” e kuqe e famshme e performancës i ra Elvanës nga pantallonat dhe siç shihet edhe nga video ndonëse artistja e kishte deri në gjysmë të koreografisë, në pjesën më kulmore iu desh të performonte pa të.

Një incident ky si për të larguar syrin e keq, por që ylli i “Me tana” e kaloi me sukses dhe sikur të mos kish ndodhur asgjë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF