KreuStil Jetese

Nuk fitoi çmimin e parë, Elvana bojkoton post-festivalin

Elvana Gjata u rendit e dyta në Festivalin e RTSH-së, ndërsa trofeu iu dha nga juria Arilena Arës me këngën “Shaj”.

Por duket se këngëtarja e “Me tana” ka mbetur e zhgënjyer nga renditja dhe ka pritur të jetë ajo fituesja dhe përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong 2020, gjë e cila u reflektua edhe në portretin e saj  në momentin kur emrin i Elvanës u thirr si fituese e vendit të dytë.

Këngëtarja menjëherë pas kësaj është larguar nga skena, nuk ka takuar as fituesen e vendit të parë e madje as drejtuesen Alketa Vejsiu.

Jo vetëm kaq, por këngëtarja e “Me tana” nuk u duk gjëkundi as në post-festival ku ishin të ftuar edhe fituesja e vendit të tretë Sara Bajraktari dhe triumfuesja Arilena Ara. Nuk dihet arsyeja se përse Elvana mungoi në panelin e artistëve por me gjasa ka qenë zhgënjimi për renditjen e Fest 58.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF