KreuStil Jetese

Fillimet e lidhjes dhe tradhëtia, Olsi Bylyku flet për partneren e tij

Olsi Bylyku ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour” në Ora News, ku ka folur për karrierën dhe jetën e tij private.

Prej disa kohësh në një lidhje dashurie me parteren e tij Eglin, aktori ka rrëfyer edhe momentet e para të njohjes së çiftit si dhe xhelozitë që i kanë shoqëruar në këtë romancë.

Është (xheloze). Në fillim zgjaste sherri edhe 2-3 ditë keq fare. Shpatë ajo, shpatë unë, bazukë ajo, bazukë unë. Por tani kemi kaluar kohë dhe ka besim, e njeh tjetrin, e di cilat janë veset e tij, cilat nuk janë.”

Por ndonëse lidhja e tyre është e konsoliduar dhe serioze, Olsi nuk ka lënë pa përgjigje edhe pyetjet rreth tradhëtisë të cilën ai e ka konsideruar si ves.

“Unë nuk i kam pasur kurrë ves tradhtitë, se tradhtia është edhe punë vesi, personat që e kanë dhe sado të mundohesh ti, ai do ta bëjë”, u shpreh aktori.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF