KreuStil Jetese

Karl Lagerfeld i thotë lamtumirë pellushëve!

Marka “Karl Lagerfeld i bashkohet aleancës kundër përdorimit të gëzofëve dhe njofton se i ka dhënë lamtumirë pellusheve.

Sipas një njoftimi të fundit nga PETA (organizatë që mbron të drejtat e kafshëve) edhe marka e njohur “Karl Lagerfeld) ka njoftuar se dëshiron të keqë dorë na përdorimi i gëzofit të kafshëve.

Lajmi që vjen në këto ditë festash nuk është vetëm një dhuratë e bukur për organizatën jofitimprurëse në mbështetje të të drejtave të kafshëve por është gjithashtu një zgjedhje e rëndësishme për të ardhmen e industrisë së modës.

Për hir të së vërtetës, viti 2018 dhe 2019 kanë qenë vite të suksesshme për kompanitë e angazhuara kundër shfrytëzimit të kafshëve për gëzofin e tyre. Shumë shtëpi të njohura mode si Prada, Chanel, Burberry, Versace dhe Guçi kanë vendosur t’a braktisin përdorimin e materialit në fjalë për koleksionet e tyre.

Dhe kjo duket se nuk është rastësi por një nga tendencat në rritje për dimrin e 2020-ës është pikërisht ai i gëzofëve ekologjike, si për shembull dizajnerja Stella Mçartney një pionere e mbrojtjes së mjedisit dhe kafshëve.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF