KreuCelebrity

Pas fundit të historisë 18 vjecare, Eneda Tarifa rrëfen: është dikush në zemrën time!

Divorci i Eneda Tarifës ishte një ngjarje që u përfol gjatë, dhe kjo jo thjesht për të ushqyer thashethemnajat që shpërthejnë në raste të tilla, por edhe për keqardhjen që shoqëron dashur pa dashur fundin e një historie të gjatë dhe në dukje solide dashurie, sic ishte lidhja 18 vjecare e këngëtares së njohur me Erjon Zaloshnjen.

Ka kaluar një vit prej atëherë, ndaj dukej e natyrshme pyetja që iu drejtua Enedës tek  “Soiree” : a është dikush në zemrën e saj? Përgjigja ishte: “Po është dikush, le ta pranojmë dhe ajo është Aria Zaloshnja dhe ka pjesën më të madhe të zemrës time. Për momentin nuk ka vend për askënd tjetër“, tha Eneda. “Njëherë që të jepet mundësia që të kesh pak vend për vetën tënde dhe të mos e shfyrtëzosh për veten tënde? E atë t’ja lesh dikujt tjetër është e tmerrshme, as bëhet fjalë“, ka shtuar ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF