KreuCelebrity

Ishte në mesin e divorcit, aktori i njohur vret veten!

Aktori i njohur indian, Kushal Punjabi ka ndërruar jetë në moshën vetëm 37 vjecare. Sipas gjasave ai është vetëvrarë pas një beteje me depresionin, që I është thelluar për shkak të faktit që ishte në proces divorci me të shoqen.

Prindërit e tij ishin bërë merak dhe I kishin telefonuar shokut të 37 vjecarit, aktorit tjetër Chetan Hansraj për t`I kërkuar të shkonte dhe ta kontrollonte, sepse ai nuk po i përgjigjej thirrjeve të tyre. Chetan e gjeti të varur në banesë, dhe ndonëse iu dha me shpejtësi ndihma e parë dhe u dërgua me urgjencë në spital, nuk u arrit të shpëtohej. Kushal kishte lënë një letër lamtumire, ku thoshte se gjysmën e pasurisë ia linte djalit tre vjecar, dhe gjysmën tjetër prindërve dhe motrës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF