KreuCelebrity

Përse  Diana e kalonte vetëm Krishtlindjen?

Sipas traditës, princi Charles, Diana dhe djemtë e tyre, William e Harry  duhet t`I kalonin Krishtlindjet me mbretëreshën Elizabeth II në Sandringham por gjërat ndryshuan pas ndarjes së tyre.

Biografi mbretëror,  Andrew Morton pretendon se Diana bëri një gafë të madhe gjatë një dreke të Krishtëlindjes në Sandringham me mbretëreshën. Ajo vuri në dyshim qëllimin e monarkisë britanike brenda një Europe federale dhe e pyeti nëse mbretërit do të ishin të rëndësishëm, cka bëri që të tjerët të shqyenin sytë.

“Mbretëresha, princi Charles dhe pjesa tjetër e familjes mbretërore e panë si të ishte e çmendur duke krijuar debat”, thotë ai. Sipas ish-kushinierit të familjes, Darren McGrady, Diana nuk kishte më nevojë të luftonte për t’u përshtatur me mbretërit në Sandringham pas divorcit të saj dhe Princit Charles. Por ajo e kalonte e trishtuar Krishtlindjen vetëm ndërsa Princi Charles i çonte djemtë në Sandringham.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF