Monika Lubonja e mbyll vitin me dy super produksione!

 

Kryefjala e shfaqjeve teatrore në ditët që lamë pas ishte “Annie”, kryevepra botërore që ka njohur suksese nga Broadway e mandej në të gjithë botën!

Producentja e njohur e projekteve për fëmijë, Monika Lubonja edhe këtë fundvit solli një projekt ambicioz, i cili surprizoji jo pak! Në bashkëpunim me Adelina Muça, regjisore e kësaj shfaqjje dhe Teatrin Kombëtar, “Annie” ngjiti në skenë 70 artistë, aktorë të njohur, fëmijë dhe balerinë të vegjël të shkollës koreografike të Baletit.

Një shfaqje speciale u dha ditën e Krishtlindjeve, ku spektatorë ishin fëmijët e prekur nga tërmeti në qarkun e Durrësit.

Annie shënoi një sukese të merituar gjatë ditëve, që ai u shfaq, me bileta tërësisht të shitura, ku prindër dhe fëmijë shijuan një muzikal me një fabul, që duket se edhe gati pas një shekulli bën për vete publikun.

Lubonja u ngjit edhe në skenë në këtë shfaqje, krah kolegëve të saj, Genci Fuga, Donald Shehu, Eriona Kakeli, teksa një rol shumë të pëlqyer pati edhe drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, i cili erdhi në rolin e kujdestares së Jetimores, ku u rrit Annie.

E ndërkaq, të tjerë fëmijë gëzoi Monika Lubonja, në një tjetër produksion, i cili gjithashtu është kthyer në traditë prej saj.

Si çdo fundvit ajo rikthehu vëmendjen tek muzika e fëmijëve. “Ding-Dong”, kënga e krijuar nga Adi Hila dhe interetuar nga fëmijë të talentuar, të cilët edhe u shfaqën në një klip, ku intepretonin si aktorët amerikanë te viteve ’20, ishte qershia mbi tortë e këtij fundviti nga Monika Lubonja.

Klipi u realizua nga Edlira Baholli dhe shfaqet në ekranin e televizionit Klan!

Ndërsa ne përgatitemi për fundvitit, Monika po vijon provat, këtë herë si aktore e shfaqjes që do të nisë sezonin e vitit 2020, në Teatrin Kombëtar, “Galaksia”, e regjisores Rovena Lule!

Go Monika!

 

 

 

Previous ArticleNext Article