Një stilim flokësh për festa? Të famshmet shqiptare sapo na e dhanë një ide!

 

Ndërsa Krishtlindjen e lamë pas, festa e Vitit të Ri vijon të mbetet tejet e rëndësishme në traditën tonë. Kur vjen puna tek eventet e rëndësishme, paraqitja vihet gjithmonë në plan të parë, e kjo është arsyeja pse vajzat dalin vazhdimisht për blerje të reja.

Zgjedhim veshjen e duhur, takat e përshtatshme, aksesorët më mirë-të kombinuar…çfarë na mungon? Një model ideal flokësh! Kur jemi të ftuar në një mbrëmje apo event të rëndësishëm, preferojmë të shfaqemi ndryshe, çka do të thotë se na nevojitet një stilim po aq ndryshe.

Për t’ua kursyer sadopak kohën apo për t’jua zgjidhur dilemat e gjetjes së një modeli interesant që do t’i shkonte për shtat festës së fundvitit (dhe jo vetëm), kësaj here na erdhën në ndihmë disa prej emrave më të njohur të shoëbiz-it shqiptar. Një kaoje sa e thjeshtë, aq edhe moderne, që do t’i shkonte fare mirë, një veshje klasike, ashtu edhe një veshje ‘causal’.

Gjysmë bishti duket se është stilimi i preferuar së fundmi i vajzave të njohura të ekranit shqiptar dhe pse jo të mos e përdorni edhe ju në festimet e fundvitit.

Previous ArticleNext Article