KreuStil Jetese

E papritur! Ardit Gjebrea mbyll festivalin “Kënga Magjike” 2020

Festivali i njohur i muzikës “Kënga Magjike” nuk do të organizohet për vitin 2020.

Producenti dhe krijuesi i kompeticionit ka dhënë njoftimin e rëndësishëm nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram, duke njoftuar kështu se për këtë vit ka vendosur të mos e sjell për publikun garën e shumëpërfolur por ka paralajmëruar rikthimin në pranverën e 2021-shit.

Kënga Magjike në 2020-n – pushim. Në pranverën e 2021-shit, rikthehemi për t’u dhënë jetë hiteve të verës, për më shumë ritëm dhe ngjyra! Ndërkohë ‘E diela shqiptare’ me fillimin e sezonit shtator 2020-korrik 2021 për rrjedhim vjen e pasur në programin e saj. Ja, kështu i filluam planet në këtë Vit të Ri.”, shkruan prezantuesi.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF