KreuCelebrity

Sipas site-t aziatik, femra më e bukur e botës nuk qenka Bella Hadid, por një koreano-jugore!!

Bella Hadid, s`ka shumë që u shpall femra më e bukur e botës. Për të dalë në këtë përfundim, u përdorën analizat e një grupi shkencëtarësh që merren me detajet më të imta, dhe që gjetën se ajo kishte proporcionin perfekt të fytyrës ( disa gojë të liga thoshin që ishin paratë e babait miliarder që ia dhanë modeles këtë “titull“). Ekspertët thanë se proporcionet e fytyrës së saj me 94,35 për qind i përgjigjen “mesatares së artë”” sytë e saj, vetullat, hunda ( që në fakt është bërë operacion), buzët, faqet, mollëzat e faqeve dhe forma e fytyrës pothuajse janë të përsosura sipas kuptimit të bukurisë te grekët e vjetër.

Por në listën tradicionale të site-t aziatik TC Candler, Bella nuk figuron fare tek më të bukurat. Në këtë listë gjenden emrat që janë më pak të njohur, dhe vendin e parë e zë këngëtarja 20-vjeçare, anëtare e grupit “Twice” Chou Tzu-yu, e cila është e famshme në Korenë Jugore. Ajo ka dalë e para falë votave të adhuruesve, edhe pse shumë e kanë vënë në pikëpyetje këtë renditje.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF