KreuCelebrity

Cameron Diaz bëhet për herë të parë nënë në moshën 47 vjecare!

Cameron Diaz dhe partneri Benji Madden janë bërë më në fund prindër. Cifti e ndau lajmin e bukur në Instagram përmes një postimi të thjeshtë, por të mbushur me emocion. “Gëzuar Vitin e Ri nga Maddens! Ne jemi aq të lumtur, të bekuar dhe mirënjohës që e nisim këtë dekadë të re duke njoftuar lindjen e vajzës sonë, Raddix Madden,” lexohet në shënimin e tyre. “Ajo I rrëmbeu menjëherë zemrat tona, dhe e kompletoi familjen tonë“, vazhdonte mesazhi.

Cameron dhe Benji lidhën kurorë ne vitin 2015. Për aktoren 47 vjecare, ky është fëmija I parë që sjell në jetë.

Cameron është tërhequr prej disa vitesh nga aktrimi dhe përgjatë gjithë kësaj kohe, ka mbajtur një profil të ulët, ndërsa ky lajm e riktheu atë me forcë në qendër të vëmendjes!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF