KreuHoroskop

Horoskopi ditor, e shtunë 4 janar 2020

Horoskopi ditor, e shtunë 4 janar 2020

Dashi

Përpiquni që kryesisht energjitë t’i shpenzoni për veten tuaj, për të shënuar progres në profesionin që zotëroni. Në fillim të ditës mund të kryeni disa shpenzime, të cilat edhe pse do ndikojnë dukshëm në buxhetin tuaj, do të jenë të rëndësishme. Mund të merrni një lajm të mirë të cilin nuk e prisnit aspak. Mos hezitoni ta ndani atë me familjen.

Demi

Përpiquni që në planin tuaj ditor të përfshini edhe aktivitete sportive, të cilat do të ndikojnë mjaft mirë në shëndetin tuaj. Disa prej jush do të karakterizohen nga një humor i mirë sot. Përpiquni të jeni një dëgjues i mirë dhe t’i kushtoni rëndësi fjalëve të familjarëve tuaj.

Binjakët

Potenciali juaj intelektual do t’ju bëjë që të luftoni disa probleme në aspektin profesional. Mendoni pozitivisht dhe ecni përpara. Ekziston mundësia që disa beqarë të kësaj shenje të përjetojnë një dashuri të verbër.

Gaforrja

Ekziston mundësia të përballeni me disa vështirë, të cilat do të ndikojnë në gjendjen tuaj psikologjike. Tregohuni ngulmues dhe mos hiqni dorë menjëherë. Mendohuni mirë para se të bëni plane dhe veproni me qetësi, në mënyrë që të merrni rezultatin e dëshiruar. Do të keni mbështetje maksimale të partnerit/partneres suaj.

Luani

Do të ndiheni plot energji këtë të shtunë. Cfarëdo detyre t’ju dalë përpara do të mund ta realizoni shumë shpejt. Ekziston mundësia që gjendja juaj financiare të përmirësohet, pasi mund t’ju kthejnë disa borxhe.

Virgjëresha

Përpiquni ta ndani lumturinë me familjen tuaj, teksa ka gjasa të përjetoni momente mjaft të veçanta. Do të ishte e udhës të tregoheshit më të vëmendshëm dhe vigjilent sa i përket investimeve. Mund të bëni disa ndryshime të vogla në shtëpi.

Peshorja

Përfshihuni nëpër aktivitete që ju bëjnë të ruani qetësinë. Përpiquni të shmangni konfliktet dhe kontrolloni veprimet tuaja. Nëse do ta bëni këtë, ka gjasa të vlerësoheni për punën tuaj. Tregohuni më i hapur, pasi askush nuk do të mund t’ju qëndrojë pranë në momente delikate.

Akrepi

Sjellja juaj e pazakontë sot mund të bëjë konfuzë njerëzit pranë jush. Nuk përjashtohet mundësia e përballjes me probleme financiare gjatë kësaj të shtune. Duhet të shpenzoni më shumë kohë me familjarët tuaj, në mënyrë që ta kuptoni më mirë njëri-tjetrin.

Shigjetari

Ka gjasa të kaloni një ditë të ngjeshur në punë. Megjithatë kjo do sjellë rezultate të mira në aspektin financiare për të gjithë ata Shigjetarë që merren me biznes. Mund të zbuloni disa detaje të rëndësishme nga biseda me partnerin/partneren tuaj sot.

Bricjapi

Do të jetë mjaft e nevojshme të gjeni kohë për t’u relaksuar gjatë kësaj të shtune. Kushtojini më shumë kohë vetes, pasi kjo do t’ju ndihmojë në performancën tuaj gjatë javës në vijim. Përpiquni t’i shpjegoni ashtu siç duhet partnerit/partneres suaj rreth një çështje të caktuar, pasi mund të krijohen keqkuptime mes jush.

Ujori

Ekziston mundësia të realizoni një udhëtim me miqtë ose familjarët tuaj. Megjithatë bëni kujdes me paratë, pasi mund të hasni vështirësi më pas. Mund të shqetësoheni nga kërkesat e partnerit/partneres suaj.

Peshqit

Disa shqetësime të panevojshme do t’ju ndikojnë negativisht gjatë kësaj dite. Duhet të bisedoni vazhdimisht me familjen tuaj dhe të ndani shqetësimet me ta. Bëni kujdes nga personat që kanë tendencë të ndikojnë në prishjen e reputacionit tuaj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF