KreuHoroskop

Horoskopi i udhëtimeve/ Zbuloni destinacionin që i përshtatet shenjës tuaj të horoskopit!

Në fund dhe fillim të vitit, është e natyrshme të bëjmë plane për udhëtime, ndaj për t’u organizuar më të mirë, është e këshillueshme të filloni të planifikoni pushimet. Cilat janë vendet më të mira për t’u vizituar për çdo shenjë zodiakale? Horoskopi është një guidë turistike me destinacionet ideale për të udhëtuar në harmoni me Yjet.

DASHI

Me Jupiterin te Shigjetari, viti 2019 ishte viti ideal për të udhëtuar. Duhet të shkëputeni nga rutina e punës dhe të largoheni nga shtëpia. Udhëtimi do të jetë mënyra më e mirë për të rizbuluar spiritualitetin tuaj. Kjo është arsyeja pse, ndër destinacionet e rekomanduara është India ose Tibeti: takimi me një shaman apo një murg mund të jetë ndriçues. Në rast se nuk mund të bëni udhëtime të largëta, mund të shkoni në male për të medituar.

DEMI

Përgjithësisht jeni njerëz sedentarë madje edhe kur udhëtoni ju kërkoni gjithnjë komoditetin. Nuk i pëlqeni aventurat e papritura ndaj dhe preferoni udhëtime të organizuara. Urani në shenjën tuaj, mund t’ju shtyjë të thyeni mykun dhe të organizoni një udhëtim të minutës së fundit në një metropol modern: Nju Jorku mund të jetë një zbulesë e vërtetë. Ejani, mos u bëni dembel! Vendet me shumë zhurmë, janë destinacioni më tërheqës për ju.

BINJAKËT

Udhëtimi për ju është një argëtim, por me Jupiterin në opozitë, mund të zhgënjeheni, veçanërisht nëse vendosni të udhëtoni me partnerët tuaj. Para se të planifikoni udhëtime të shtrenjta, sigurohuni që mund ta përballoni atë: marrja borxh për udhëtime nuk është një ide e mrekullueshme, edhe nëse e bëni për të bërë përshtypje. Për të mos shpenzuar shumë dhe për t’u argëtuar, Madridi, Barcelona ose Valencia mund t’ju ofrojnë atë që kërkoni.

GAFORRJA

Me Saturnin dhe Plutonin në opozitë, duhet të shmangni udhëtimin me partnerët dhe të përfitoni për të marrë pak kohë për veten, për të reflektuar ose për të harruar zhgënjimet e fundit. Do të ndjeni nevojën për t’u rimbushur me energji. Koha më e mirë për të udhëtuar është Vera, por prania e Neptunit ju sugjeron disa vendpushime bregdetare ose edhe një dalje në det në Mesdhe. Shmangni marrjen e kompjuterit me vete për të punuar!

LUANI

Jupiteri te Shigjetari do t’ju garantojë udhëtime të mbushura me emocione: do të jeni në gjendje të gjeni shumë hapësira për t’ua kushtuar hobeve tuaja të preferuara. Jupiteri do t’ju inkurajojë të organizoni udhëtime për të shkuar në koncertin e këngëtarëve të preferuar ose për të vizituar një qytet të artit si Parisi. Nëse angazhimet e punës ju pengojnë mos shkoni shumë larg, mund të zgjidhni Romën ose Firencen.

VIRGJËRESHA

Urani te Demi mund të ndriçojë fundvitin me një udhëtim të papritur. Do t’ju ndodhë shpesh të udhëtoni për arsye biznesi dhe qëndrimi i një kohe të gjatë larg mjedisit amë mund të jetë destabilizues. Gjatë kohës së udhëtimeve të kohës së lirë, mund të lindë te ju dëshira për të zgjeruar familjen. Destinacioni më i përshtatshëm për udhëtimet tuaja do të jetë Japonia: rendi dhe pastërtia e Tokios do t’ju bëjnë të ndiheni krejtësisht të qetë.

PESHORJA

Me Saturnin në pamjen dis-harmonike, angazhimet familjare mund t’ju ndalojnë disa udhëtime që keni pasur në mendje. Për fat të keq, emergjencat e papritura mund të lindin ose ju mund të jeni në modalitetin e “kursimit” për shkak të shpenzimeve të mëdha. Jupiteri do të favorizojë udhëtime të shkurtra, qoftë edhe jashtë qytetit. Për disa fundjava emocionuese dhe rigjeneruese në Itali, ju mund të zgjidhni magjinë e Napolit ose të Torinos.

AKREPI

Jupiteri do t’ju sjellë fitime të mira, mbi pritshmëritë tuaja dhe ju mund të shijoni vende VIP, si Beverly Hills, Costa Smeralda apo pushime në resorte me 5 yje. Saturni do t’ju sugjerojë që të udhëtoni vetëm, në mënyrë që të mos keni nevojë të përshtateni me ritmet dhe zakonet e shokëve të mundshëm të aventurës. Nëse nuk keni qenë kurrë atje, edhe Australia mund t’ju japë momente magjike dhe të paharrueshme.

SHIGJETARI

Për ju udhëtimet janë kripa e jetës dhe që nga vegjëlia adhuroni të udhëtoni për të zbuluar kultura dhe tradita të reja. Jupiteri në shenjën tuaj do t’ju japë shtyrjen e duhur për të organizuar aventura të reja në shoqërinë e partnerit ose miqve tuaj. Një safari në Kenia, në kontakt me natyrën, do të ishte ideale për ata që duan emocione të forta. Amerika Latine do t’ju japë mundësinë të tregoni njohuritë tuaja të gjuhëve të huaja.

BRICJAPI

Me Saturnin dhe Plutonin në shenjën tuaj, do të fokusoheni në karrierën tuaj dhe do të keni shumë pak kohë për të planifikuar një udhëtim: pa një planifikim të hollësishëm se ku, si dhe me kë do të shkoni, do ta përjashtoni idenë e lëvizjes nga vendi ku jeni. Yjet sugjerojnë të planifikoni destinacione alpine dedikuar sporteve dimërore. Siberia gjithashtu mund të ketë një bukuri në përputhje me temperamentin tuaj të akullt, ndaj provojeni.

UJORI

Nuk mund të humbasësh një aventurë të re në mbarë botën dhe në një shoqëri të mirë. Nëse doni të bëni miq të rinj, ju patjetër mund të përfitoni nga pushimet e momentit për një aventurë plot adrenalinë si plazhet e Ibizës ose Formenterës. Po ashtu ka qytete të tjera që ju magjepsin dhe intrigojnë si Dublini ose Lisbona. Ndër udhëtimet më të shpeshta do të jenë edhe ato për shkak të një lëvizjeje apo ndryshimit të vendbanimit.

PESHQIT

Me Neptunin në shenjën tuaj dhe Jupiterin në një aspekt disonant, do të bëni më shumë udhëtime mendore sesa fizike. Angazhimet e punës do të jenë të shumta dhe ideja për të shkuar në anën tjetër të botës do të duket jorealiste. Urani do të favorizojë udhëtimet e shkurtra dhe ndoshta në vende detare. Për pushimet e planifikuara, edhe pse pak ditore, mund të zgjidhni një kryeqytet europian si Berlini, Londra ose Copenhagen.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF