KreuCelebrity

Loredana gjen sërish dashurinë, ndërsa Mozzik përfundon në spital!

Një unazë në gishtin e Loredanës i ka dhënë udhë hamendësimeve: a e ka gjetur ajo sërish dashurinë kur vetëm pak muaj më parë u nda nga Mozzik, dhe ndjekësit shpresonin në një ribashkim? Prej kohësh, mediat gjermane, zvicerane dhe ato shqiptare kanë shkruar se ajo është në një lidhje me reperin gjerman Bonez MC.

Të dy janë parë shumë shpesh bashkë së fundi, dhe gishti i saj me unazë, të cilin e tregoi vetë në rrjetet sociale, doemos që do shkaktonte “zhurmë“.

Ndërkohë Mozzik I ka shqetësuar fansat me foton e fundit. Ai ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet duke u mjekuar në spital.

“Urime Vitin e Ri”, është mesazhi shoqërues. Mendohet se angazhimet e shumta me koncerte gjatë këtyre ditëve, do ta kenë rënduar gjendjen e tij shëndetësore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF