KreuCelebrity

Për pushime në Emirate, Getoari “mbulon“ Marinën në xhami!

Marina Vjollca dhe i shoqi vazhdojnë të shijojnë pushimet ne Emiratet e Bashkuara Arabe. Cifti i njohur i showbizit ka vizituar së fundi xhaminë e madhe të Sheikut Zayed në Abu Dhabi. Por për të realizuar një vizitë të tillë, kërkohet që femrat të mbulohen në mënyrë që të hyjnë në xhami, dhe Marina nuk bënte përjashtim. Getoari sakaq, shfaqet me një veshje si prej “sheiku“. “Unë dhe princesha ime”, ka shkruar ai në fotot që ka postuar në profilin e vet në Instagram.

Kështu, pas Ciljetës, Marina bëhet vajza e radhës VIP që shohim të mbuluar më shami. Ciljeta ndërkohë e ka pranuar se gjen kënaqësi në fenë islame.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF