KreuHoroskop

Horoskopi ditor, e martë 7 janar 2020

Horoskopi ditor, e martë 7 janar 2020

Dashi
(21 Mars – 20 Prill)
Mjedisi yjor edhe sot do jete mjaft konfliktual për ata qe janë ne një lidhje. Debatet nuk do mungojnë dhe klima do jete shume e tensionuar. Nëse jeni beqare do keni mundësi te shumta për aventura te këndshme dhe eksituese. Shfrytëzojini sa te mundeni dhe do ndiheni me mire. Ne planin financiar Merkuri do iu mbështesë mjaft dhe do iu tregoje rrugën qe duhet te ndiqni.

Demi
(21 Prill – 20 Maj)
Jeta sentimentale për ata qe janë ne çift do jete harmonike dhe e mbushur me emocione te forta sot. Disa do fillojnë edhe te bëjnë projekte te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë njëherë e përgjithmonë rrjedhën e jetës. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim , por nuk do kenë fat. Saturni do iu ndihmoje te jeni me te organizuar ne planin financiar.

Binjakët
(21 Maj – 21 Qershor)
Nëse i kërkoni partnerin tuaj sakrifica te mëdha vetëm për t’ua bere qejfin, ka rrezik te përballeni me zhgënjime te mëdha. Mundohuni te tregoheni me realiste. Për beqaret priten surpriza. Përfitoni sa me shume për te dale dhe për t’u argëtuar sepse atje mund te ndodhe edhe diçka e papritur. Financat nuk do jene te këqija, por jo dhe aq te mira sa për investime marramendëse.

Gaforrja
(22 Qershor – 22 Korrik)
Do keni me shume nevoje për qëndrueshmëri gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Bashkëpunimi me njeri-tjetrin do jete me i mire sesa mendonit. Beqaret do jene me te ndjeshëm se kurrë. Nëse dikush iu propozon ne një mënyrë te veçante është e sigurte qe do pranoni. Ne planin financiar duhet te tregoheni me vigjilente se kurrë.

Luani
(23 Korrik – 22 Gusht)
Do ëndërroni me shume sesa duhet sot ne jetën tuaj sentimentale. Disa do përballen shpejt me zhgënjime ndërsa disa te tjerëve do iu plotësohen te gjitha dëshirat. Beqaret do ia kalojnë mire edhe me miqtë dhe nuk do kenë nevoje për dike tjetër pranë. Ne planin financiar do iu gjeni zgjidhje te gjitha pengesave qe iu kishin dale para dhe do jeni me te qete.

Virgjeresha
(23 Gusht – 22 Shtator)
Dite e sotme do jete plot diell për ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë do shkoje sipas parashikimeve kështu qe mos u shqetësoni për asgjë. Beqaret do kërkojnë një partner jashtë te zakonshmes dhe nuk e kenë mundësinë për ta gjetur. Ekuilibri financiar nuk do ketë tronditje te mëdha, megjithatë e mira do ishte te shpenzonit me maturi e kujdes.

Peshorja
(23 Shtator – 23 Tetor)
Ata qe janë ne një lidhje do i marrin gjerat me seriozisht sot dhe do ndihen me te sigurte për atë qe kane ne krah. Disa do mbeten te surprizuar nga ajo qe do iu shprehe partneri. Nëse jeni vetëm dhe keni kohe qe po kërkoni një person te veçante, me ne fund do mund ta gjeni. Do iu behet një propozim i mire për pune te cilin duhet ta pranoni për ta përmirësuar buxhetin.

Akrepi
(24 Tetor – 22 Nëntor)
Mosmarrëveshjet ne cit askush nuk mund t’i ndale dot gjate kësaj dite. Mundohuni te paktën te mos e teproni me fjalët dhe te hapni rruge here pas here. Për beqaret dita do jete e favorshme për aventura emocionuese te cilat do ua ndryshojnë gjithçka. Ne planin financiar do jeni me te motivuar dhe do bëni çmos qe ta stabilizoni sa me shume situatën.

Shigjetari
(23 Nëntor – 21 Dhjetor)
Gjate gjithë ditës do jeni te buzëqeshur sot sepse gjithçka do shkoje ashtu si ju e keni dëshiruar. Nuk do keni as problemin me te vogël për jetën ne çift. Beqaret nuk duhet te mërziten nëse nuk do ta gjejnë atë qe kane kërkuar sepse e ardhmja e afërt do jete e mbushur me surpriza. Situata materiale nuk do jete e keqe, por as shume e mire.

Bricjapi
(22 Dhjetor – 20 Janar)
Ne jetën e çifteve do ketë tension. Do e gënjeni partnerin tuaj për shume detaje dhe kua i ta marre vesh debatet do jene te forta. Beqaret do ndihen me gati se kurrë te fillojnë një lidhje te qëndrueshme dhe afatgjate. Mundësitë do jene te mëdha prandaj iu ngelet atyre te përfitojnë. Edhe pse financat nuk do jene te mira, nuk duhet absolutisht te merrni para hua.

Ujori
(21 Janar – 19 Shkurt)
Turbullirat do mbizotërojnë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nuk do e keni aspak te lehte te ruani komunikimin me partnerin për shkak te disa gabimeve te renda qe keni bere kohe me pare. Beqaret duhet te bëjnë edhe pak durim për te gjetur personin qe iu përshtatet me tepër. Ne planin financiar mos u tregoni te pamatur nëse nuk doni telashe te mëdha.

Peshqit
(20 Shkurt – 20 Mars)
Asnjë planet nuk do mundet sot ta prishe harmoninë e jetës suaj ne çift. Dita do jete e mbushur me emocione te forta dhe ne mbrëmje do ketë disa surpriza. Beqaret do kenë mundësi te mira për te kryer takime interesante, por duhet te përdorin aftësinë e tyre joshëse për ta bere me shpejt për vete atë person. Shmangni shpenzimet marramendëse qe mos përballeni me vështirësi financiare

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF