KreuStil Jetese

Pasi bëri publike lidhjen me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj merr vendimin e papritur!

Mbrëmjen e së hënës rrjeti do të ziente nga komentet, pak pasi aktorja e humorit konfirmoi lidhjen e saj të dashurisë me ish-deputetin Mark Frroku, romancë e cila përflitej prej muajsh.

Ndonëse ende në proces divorci nga ish-bashkëshorti i saj dhe babai i vajzës, Rudina zgjodhi ta bëjë publike lidhjen e saj të re me anë të tre fotove që postoi në Instagram shoqëruar me mbishkrimin:

“E di qe e donit te gjithe,por e kam per vete…exluziven ? Per te gjithe ju dashamires dhe jo,e dua si partner ne jete dhe ne biznes… Vit te mbare, me shume dashuri Mark dhe Rudi!”

Por pak orë pas publikimit të lajmit dhe fotove, drejtuesja e “Mos i fol shoferit” ka marr një vendim të papritur. Ajo ka vendosur të bllokojë të gjitha komentet nën postimin e saj, ndonëse fillimisht i lejoi komentuesit të shprehnin mendimin e tyre.

Nuk dihet nëse ndonjë koment e ka cënuar aktoren apo nëse ajo ka dashur të mos i japë më shumë zë atyre që e ndjekin.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF