KreuCelebrity

Alketa deshi t’i jepte një mësim Xhemit, e më pas fshiu çdo koment në postim!

 

Një postim në llogarinë e “Revista Class” në Instagram drejtuar moderatores Xhemi Shehu, shoqëruar me kunja e ironi, bëri që gjatë gjithë ditës së djeshme Alketa Vejsiu dhe Xhemi Shehu të komentoheshin gjatë e gjerë në mediat online e rrjete sociale.

 

 

Në arkivat e revistës ndjemë nostalgji për bukuroshen e ekranit! Mendojmë që tre gjera i shkojnë Xhemit! 1. Me këto flokët me rrica duket shumë kinge! Gjithmonë e bukur Xhemi! 2. Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë! 3. Edhe si aktore humori mund të fitonte një kupë në ”Golden Globes”! Nuk është keq me humorin edhe pse në hapat e parë të karrierës! Më mirë se në prezantim madje! Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante! Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan!

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on

Postimi që sipas Class qe dashamirës, e këshillonte Xhemin të vazhdojë karrierën si aktore humori, madje duke i diktuar edhe rolin që do t’i shkonte për shtat; atë të ‘gagaçes’!

Menjëherë pas këtij statusi qindra komente vërshuan në profiln e “Revista Class”, shumë prej tyre të bindur se kjo ironi ishte hakmarrje e bërë personalisht nga Alketa për shkak se Xhemi së bashku me Salsanon nëpërmjet një video ironizuan ndërrimin e shpeshtë të fustaneve dhe këndimin e Alketës në prezantimin e Festivalit të Këngës, disa javë më parë.

Vejsiu duket se ka dashur thjesht t’i japë një mësim Xhemit, e cila sipas saj ka provokuar ndjeshmërinë e një gruaje tjetër, megjithatë Alketa thekson se Xhemi është vajzë e mirë, por është sakrifikuar për t’i bërë qejfin disa personazheve të tjerë, (se cilët mund të jenë këta, Alketa apo Revsista Class nuk e sqaron).

Nën një prej komentuesve që nuk ishte dakord me ‘sulmin’ ndaj Xhemit, “Revista Class” la një koment të gjatë ku shkruan:

Kjo do të ishte replika dhe komenti i fundit që është bërë rreth ‘sherrit virtual’ që ka si protagoniste Alketa Vejsiun dhe Xhemi Shehun, pasi pak çaste më vonë “Revista Class” vendosi të fshinte të gjitha komentet nën postimin me foton e Xhemit.

Sakaq nga ana e moderatores së “Portokalli” nuk ka patur asnjë reagim, ndaj le të urojmë që gjithçka të mbyllet këtu, pasi sherre të tilla mes dy grash të suksesshme secila në fushën e saj, nuk është aspak shembull i mirë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF