Meghanit i ndodhi një e papritur me veshjen, ndjekësit hidhen menjëherë në sulm!

Meghan Markle dhe i shoqi, princi Harry shkaktuan një tërmet të vërtetë një ditë më parë kur njoftuan se do të shkëputen nga familja mbretërore britanike. Por Meghan I mbushi titujt e gazetave rozë edhe për dicka tjetër: një “incident“ që pati me veshjen. Dukesha e Sussex, e cila është shfaqur gjithmonë tejet elegante dhe e kuruar në publik, u fotografua me një njollë djerse poshtë sqetullës, dhe ndjekësit kaq deshën që të hidhen në sulm!

Meghani ndërkohë kishte një veshje që për “standartet e saj“, mund të konsiderohet si jo shumë e shtrenjtë: pallto Reiss, 345 paundë, fund Massimo Dutti 85 paundë, dhe më të shtrenjtat ishin këpucët Jimmy Choo, 460 paundë.

Previous ArticleNext Article